Vuçiq do të kërkojë përgjegjësi nga Mustafa dhe kërkesa të reja për sovranitetin e Serbisë

Gazeta e Beogradit, “Danas” shkruan se në takimin e nesërm, që pritet të mbahet, në Bruksel,  mes Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit, do të bisedohet lidhur me shtyrjen e afatit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe dënimin me burg të kriminelit të luftës, Oliver Ivanoviq. Sipas kësaj gazete, në këtë takim, zyrtarisht do të bisedohet edhe lidhur targat e automjeteve dhe vendosjen lidhjes ajrore në mes të Beogradit e Prishtinës. Edhe pse këto tema në nivel teknik janë harmonizuar mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Beogradi zyrtar  do të veçojë temat në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe, duke kërkuar që ai vendim të shpallet kundër-kushtetues. Gazeta shkruan se do të bisedohet për lëvizjen e lirë, për lidhjen ajrore Beograd – Prishtinë, por edhe për çështjen e shtresës së poshtme të hapësirës ajrore, meqë bëhet fjalë për integritetin territorial të zgjidhur përgjithmonë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së në Marrëveshjen e Kumanovës. 

Pritet të delegacioni i Kosovës, ashtu sikur ka vepruar deri  tani të pranojë dhe të nënshkruajë edhe marrëveshje të tjera të dëmshme për vendin. Çka mund të pritet të mos nënshkruajë kryeministri, Isa  Mustafa,  i cili i hidhëruar për mos-liberalizimin e vizave ishte zotuar se nuk do të udhëtonte në Bruksel, por zotimin e tij e shpërfill sikur të ishte një lojë naive fëmijësh. Është pikërisht Isa Mustafa që ishte betuar e përbetuar se kurrë LDK-ja nuk do të bënte koalicion më PDK-në por “kurrën” e tij  histerike  e zëvendësoi me një po, politike.  

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …