leoni

U promovuan tri projekte në Malishevë nga Shkolla e Diasporës në Kosovë

Në kuadër të programit “Shkolla e Diasporës në Kosovë”, që realizohet nga organizata “Germin”, tri projekte nga të rinjtë e Malishevës, janë fitues të iniciativave dhe këto projekte do ti realizojnë në Malishevë. Në ceremoninë e prezantimit të këtyre iniciativave, mori pjesë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtoresha e programit “Germin”, Liza Gashi dhe Kumrije Aliu, nga GIZ, që e ka mbështetë këtë program. Duke marrë fjalën në këtë ceremoni rasti, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, pasi i ka përgëzuar të rinjtë malishevas, për projektet e fituara, tha se “Potenciali i të rinjve të Malishevës, është shumë i madh dhe Komuna e Malishevës, do ti përkrahë të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e të rinjve”. Lidhur me programin e organizatës “Germin”, Shkolla e Diasporës në Kosovë, foli Liza Gashi, e cila në fjalën e saj, kërkoi që të rinjtë, pjesë e kësaj shkolle dhe përfitues të projekteve, që “kur të kthehen, të reflektojnë dhe të kuptojnë se ku qëndrojnë, pasi secili nga ata bartë brenda vetes, një potencial të madh”. Më pas, janë prezantuar projektet e të rinjve, pjesë e Shkollës së Diasporës në Kosovë, e që këto projekte do ti realizojnë në Malishevë. Projektet fituese të grupeve të të rinjve, janë: The Bus, The future dhe Invest in Malisheva.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …