Për Deçanin po vine ditë të mira kështu tha Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku më zëvendësministrat Fehmi Mujota, Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimi kanë qëndruar në Deçan ku janë pritur nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj si dhe drejtorët e drejtorive komunale në Deçan. Ministri dhe zëvendësministrat, këtë takim e kanë realizuar në kuadër të kornizës së Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me komunat. Në këtë takim është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e projektit infrastrukturorë në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj, duke e falënderuar ministrin Lakaj dhe zëvendësministrat, për këtë vizitë bashkëpunimi, tha se komuna e Deçanit do të jet gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, në shërbim të qytetarëve të komunës dhe vendit. U jam mirënjohës për përkushtim ndaj komunë së Deçanit me vet faktin se ne sot kemi nënshkruar memorandum në vlerë prej 8 milion €, tregon përkushtim të kësaj ministrie. Memorandumi i nënshkruar përfshin të gjitha rrugët lokale të fshatrave të komunës së Deçanit. Ndërsa Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se bashkë më kryetarin e komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj, u zotuam të ndihmojmë në infrastrukturë rrugore dhe në rrugët lokale që kanë impakt të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimin e turizmit. Mbasi nënshkruam një marrëveshje më komunën e Deçanit u zotuam se këto projekte nuk do të stërzgjaten dhe do të jemi saktë në kohë në përfundimin e tyre, por ajo që mund të japi një lajm të mirë për Deçanin është edhe vazhdimi i punimeve brenda 8 dite  në rrugën  Deçan –Plavë, që mendoi se është një segment i rëndësishëm i lidhjes së korridoreve dhe hapësirave shqiptare, por që ka impakt edhe për  zhvillimin e turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …