Mbi 800,000.00 euro vlera e marrëveshjes së memorandumit në mes komunës së Junikut dhe MI-së

Komuna e Junikut nënshkroi marrëveshjen e memorandumit e cilësuar si marrëveshja historike sepse ka për qëllim fillimin e asfaltimit të rrugës Junik –Gjeravicë. Në ambientet e Komunës së Junikut, për të nënshkruar këtë marrëveshje ishte kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës, ku i pranishëm ishte edhe vet ministri Pal Lekaj si dhe Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi me kabinetin e tij.  Kjo marrëveshje kap vlerën mbi 800,000.00 euro, projekt ky i ndarë në llote, ku lloti i parë do të përfshi asfaltimin e rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj, që pritet të filloj shumë shpejt pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike. Gjithashtu Kryetari Kuçi dhe Ministri Lekaj vizituan nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në komunën e Junikut. Kryetari Kuçi prezantojë para ministrit raportin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet e fundit. Nga këto vërshime komuna e Junikut ka pësuar mbi 300,000.00 euro dëme. Ministri u zotua se do ta paraqes në qeveri këtë raport dhe premtoj përkrahje maksimale për financimin e këtyre dëmeve.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …