Haradinaj

Haradinaj: Gjatë vitit 2019 do të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen e tij se gjatë vitit 2019 do të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë. Ai ka thënë se deri më 2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet më mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. Bashkimi Evropian është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne por edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje. Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën, ka tërhequr vërejtjen kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …