Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me ish Sekretaren e Shtetit, Medeline Ollbrajt. Kryeministri Haradinaj falënderoi zonjën Albright për angazhimin dhe ndihmën e saj të jashtëzakonshme gjatë luftës për çlirimin e vendit tonë si dhe për kontributin e saj në ndërtimin e paqes. “Ju na ndihmuat në kohën kur kosovarëve u duhej ndihma e një miku. Sot në emër të secilit qytetar, ju falënderoj nga zemra, për gjithë angazhimin tuaj” ka thënë në mes tjerash gjatë bisedës kryeministrit, Haradinaj. Ndërkohë, ish Sekretarja e Shtetit, Medelin Ollbrajt theksoi si ajo vazhdon të jetë ende e përkushtuar për përkrahjen e Kosovës në të gjitha aspektet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …