Kosova do t’i investojë 450 mijë euro për Kosovën Lindore

Me qëllim
të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës Lindore, ministri i Kulturës, Rinisë
dhe Sportit, Kujtim Shala bashkë me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve,
Jonuz Musliu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum
parasheh investimin e 450 mijë euro për sferën e kulturës në Bujanoc dhe
Preshevë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, vlerësoi lart këtë
marrëveshje, të cilën e cilësoi si themel të bashkëpunimit. “Ky memorandum
bashkëpunimi është historik për Luginën dhe Kosovën se po fillojmë themelet e
bashkëpunimit mes Kosovës dhe Preshevës”, tha Jonuzi. Në anën tjetër, ministri
Shala theksoi se do të punohet që sa më shpejt Kosova ta funksionalizojë pjesën
e saj që i përket nga marrëveshja e bërë me Shqipërinë për dhënien e një fondi
të përbashkët për Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …