Duke komentuar strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerim, njohësi i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se ka frikë se qasja e Bashkimit Evropian është përzgjedhëse. Ai ka theksuar se është ithtar i integrimit të gjithë Ballkanit në BE, si pako. Reka ka përkujtuar se është thënë se Ballkani do të integrohet në pako, por ky dokument pothuajse e përcakton një perspektivë të gjithsecilit veç e veç. Frikësohem se kjo qasje selektive mos ta quajmë preferenciale e Komisionit Evropian për disa shteteve që ato të jenë në si të themi shiritin e parë më të shpejtë të zgjerimit mund të jenë bumerang nesër këto shtete nëse anëtarësohen të parat, sepse mund ta keqpërdorojnë të drejtën e vetos për kundërshtimin e shteteve që vijnë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …