Kuvendi gjatë muajit shkurt pritet të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimëror më shumë sesa parashihet me rregullore. E edhe pse po kalon një muaj, për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.  Kryesia e Kuvendit nuk caktoi datën e seancës së ardhshme, por u tha se ajo do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të kësaj kryesie e cila do të mbahet më 6 ose 7 shkurt. Një nga seancat që Kuvendi pritet t’i ketë gjatë muajit të ardhshëm është edhe ajo e zgjedhjes së presidentit, dhe lajmi.net nga burime brenda koalicionit qeverisës ka mësuar se pikërisht kjo do të jetë seanca me të cilën Kuvendi do ta fillojë këtë sesion pranveror. Ky burim ka bërë të ditur se kjo seancë ku lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, do të votohet për president do të mbahet para datës 17 shkurt, kohë kur partitë e bllokut opozitarë, VV-AAK dhe Nisma, kanë caktuar protestën e radhës ku do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së koalicionit PDK-LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …