Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate Hina, ku ka folur për dialogun me Serbinë, Gjykatën Speciale dhe për Ushtrinë. “Ne e dimë se kush ishte agresori dhe kush viktima. Por Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare”, ishte përgjigja diplomatike e Veselit kur është pyetur për Specialen. Ai ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, pasi është një kusht për integrimin evropian të dyja vendeve, që u përcaktua edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së. “Nuk është e arsyeshme që politikanët e moderuar në Serbi të mos jenë në gjendje ta njohin realitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Por çfarë duhet të bëjmë, është që të lëvizim larg konflikteve me fqinjtë”, ka deklaruar i pari i Kuvendit. Sipas tij formimi i Ushtrisë për një shtet të pavarur është i pashmangshëm.“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe transformimi në forcat e armatosura është proces i pashmangshëm”, ka thënë Veseli. Ai pohon se ushtria e Kosovës nuk do të jetë kërcënim për askënd, dhe do të kontribuojë në stabilitetin e gjithë Kosovës, transmeton lajmi.net
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …