Lideri i LV, Albin Kurti: Të vendosur kundër të gjithë atyre që synojnë ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës

Albin Kurti: Jemi të vendosur kundër të gjithë atyre që synojnë ta dëmtojnë të ardhmen e Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 32-të të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizje, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes duhet të jenë të hapur edhe ndaj kritikave. Ai ka thënë se aktivistët përveç kundërshtimeve për Qeverinë, atëherë kur është nevoja, ata do të jenë edhe bashkëpunuese për interesin e Kosovës. “Mesazhi im për të gjithë aktivistët e ka formën e një kërkese. Të jemi të palodhur për nevojat e qytetarit dhe të kujdesshëm që të mos i zhgënjejmë ata që na ka votuar me plotë shpresë. Të jemi të hapur, të pranojmë kritika e diskutime dhe të jemi të vendosur kundër të gjithë atyre që përpiqen të dëmtojnë të ardhmen e Kosovës dhe aspiratën tonë shoqërore e kombëtare”, ka thënë Kurti. Në adresimin e parë para Këshillit të Përgjithshëm si kryetar i Vetëvendosjes, Kurti ka folur edhe për pagesën e anëtarëve të kësaj lëvizje. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm 115 delegatë, por kanë munguar të dorëhequrit nga pozitat kyçe, përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri, ish-sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj, etj. Po ashtu në këtë mbledhje ka munguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …