Mijëra veteranë të UÇK-së do të mbesin pa i marrë pensionet. Shkak për këtë është marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Drejtues të këtij institucioni ia kanë bërë të qartë Qeverisë që të mos e tejkalojë shumën prej 25 milionëve, pavarësisht rritjes së numrit të veteranëve. Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen thotë se ka zhvilluar diskutime të gjata me Qeverinë e Kosovës, për të siguruar që Qeveria nuk do të marrë përsipër detyrimet, të cilat do ta bëjnë të paqëndrueshëm sistemin e saj. “Ne jemi pajtuar për një ndarje buxhetore për këtë vit, në vlerë prej 25 milionë eurove. Ne po e shohim se numri i veteranëve po rritet, për çka edhe presim që të diskutojmë me qeverinë. Por, këtë vit duhet të mbetet vlera prej 25 milionëve”, ka thënë Vermeulen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …