Lushtaku po privohet edhe nga vizitat e familjarëve

Djali i Sami Lushtakut, Mërgimi,
ka bërë të ditur se familjarët nuk po lejohen të vizitojnë Sami Lushtakun.
Sipas tij, gjyqtari i EULEX-it,
Dariusz Sielicki ka hedhur poshtë kërkesën e familjes për të vizituar Sami
Lushtakun. Përndryshe, ai është hospitalizuar nga e premtja në QKUK, pasi ka
shfaqur shenja të problemeve kardiake. Ish-komandanti i UÇK-së në ZO të Drenicës,
ka mbajtur për disa ditë grevë urie brenda burgut të Sigurisë së Lartë, kjo
pasi që gjykatësi nuk ka autorizuar tretmanin mjekësor të cilin mjekët ia
sugjeruan.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …