Ministri i MFSK-së vizitoj Komunën e Junikut

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, ishte në vizitë në komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i komunës Agron Kuçi. Ministri Berisha së pari e uroj Kryetarin Kuçi për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Junikut, duke vazhduar me diskutime të tjera rreth mundësive të bashkëpunimit të cilën komuna e Junikut në të kaluarën ka pasur me FSK-në e cila e kishte ndihmuar në hapjen dhe trasimin e rrugës për Junik – Gjeravicë. Kryetari Kuçi e falënderoi ministrin Berisha duke ofruar bashkëpunim në të gjitha fushat të cilat shkojnë në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …