Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës vizitoi Klinën

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, i shoqëruar nga gjeneral Nazmi Brahimaj dhe këshilltari politik Shpetim Selmanaj, ka qëndruar në Klinë, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryetari Besim Hoti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fadil Gashi dhe drejtorët, Binak Sylaj e Lorenc Marleku. Ministri Berisha, është shprehur se FSK-ja është e gatshme që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. “FSK-ja është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kemi shumë të arritura dhe presim shumë shpejt që të kalojmë në fazën tjetër, në FAK. Kemi bashkëpunim të mirë me ndërkombëtarët dhe qysh tash jemi të gatshëm të kalojmë në fazën vijuese të transformimit”, ka thënë ministri Berisha, i cili është shprehur i gatshëm për të ndihmuar Klinën në ndonjë projekt duke u bazuar në kapacitetet që ka FSK-ja. Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e ka njoftuar ministrin, se qysh nga konstituimi i organeve komunale kemi filluar të punojmë për realizimin e kërkesave të qytetarëve. Ai pohoi se fokusi kryesor i qeverisjes lokale është sigurimi i ujit të pijshëm në zonat urbane dhe rurale, si dhe trajtimi i ujërave të zeza. “ Për ujë të pijshëm jemi duke shqyrtuar edhe alternativa tjera, ndërsa për trajtimin e ujërave të zeza do të bëjmë studimin e fizibilitetit”, ka thënë Elezaj, sipas të cilit jemi duke u angazhuar edhe në realizimin e kërkesave të qytetareve në fusha të ndryshme sipas mundësive buxhetore. Kryesuesi i KK të Klinës, Fadil Gashi, ish zëvendësministër i FSK-së, ka thënë se çështja e ujit të pijshëm kërkon një tretman të veçantë dhe besojmë në zgjidhjen e këtij problemi për qytetarët e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …