Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e Sllovenisë Borut Pahor. Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pahor vlerësoi lart kontributin e kësaj partie në shtet-ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike. Ndërsa Avdullah Hoti e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.
