Rektori i Universitetit, “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, kanë qëndruar në Komunën e Kamenicës, ku janë pritur nga Kryetari Qëndron Kastrati dhe Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi. Rektori Kosumi fillimisht e ka uruar kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës së re si kryetar komune, derisa e ka njoftuar rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes te cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në nivelin arsimor dhe aspektet e tjera. Kurse Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e ka falënderuar rektorin Bajram Kosumi për urimin dhe njëherësh e ka siguruar se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …