Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq nesër do ta vizitojë Kosovën. Ai do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga krerët më të lartë të shtetit. Sipas njoftimit të Qeverisë, Markoviq pritet të aterojë në aeroportin “Adem Jashari” në orën 16:00 nga zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi. Kryeministri, Markoviq, gjatë vizitës në vendin tonë do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin Hashim Thaçi dhe me përfaqësues të pakicës kombëtare malazeze, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …