Ish-lryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kërkuar që të respektohen si flamuri i Shqipërisë po ashtu dhe flamuri i shtetit të Kosovës.
“Janë çështje që duhet të ndahen dhe duhet të dihen: shteti dhe etnia. Askush s’ka të drejtë t’i thotë dikujt të mos përdorë flamurin kombëtar, kurse simbolet shtetërore duhet të respektohen…”, ka thënë Sejdiu për televizionin publik.