Drejtori Gashi inspektoi gjendjen e liqenin në Mirushë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Valon Gashi, bashkë me stafin e drejtorisë, ka inspektuar liqenin në Mirushë, për tu njohur nga afër me gjendjen në liqe, pasi reshjet e pandërprera të borës, kanë bërë që të rritet niveli i ujit si në lumin Mirusha, ashtu edhe në liqenin në Mirushë.

“Aktualisht situata është normale, edhe pse ka rritje të nivelit të ujit si në lum, ashtu edhe në liqe”, ka thënë drejtori Gashi, gjatë inspektimit të bërë në liqenin në Mirushë, sipas të cilit, ekipet përkatëse komunale, sa herë ka të reshura atmosferike, janë në gatishmëri, për ta përcjellë gjendjen. Drejtori Gashi, gjithashtu ka vizituar edhe digën në liqenin Mirusha, pasi ajo digë, është e dëmtuar gjatë vërshimeve në vitin 2016. Aktualisht, situata nga të reshurat është e qetë dhe nuk paraqitet problem, pavarësisht se temperaturat e larta dhe reshjet e shumta të borës e kanë rritur nivelin e ujit, por deri më tani rrjedha e lumit është normale dhe nuk është shënuar asnjë rast i daljes nga shtrati i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …