Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Haradinaj: Me flamurin kombëtar kemi rrugëtuar me shekuj, me flamurin e shtetit e zhvillojmë të ardhmen e vendit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë së flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë, me shekuj kemi rrugëtuar me të. Por vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë. Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike. Të dashur qytetarë, ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …