Kryetari Latifi zhvillon takimin me drejtorët dhe shefat e sektorëve

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me drejtorët e qeverisë komunale dhe shefat e sektorëve të komunës me qëllim të një koordinimi sa më të mirë në realizimin e detyrave të punës me të cilën ata janë të ngarkuar.

Kryetari Latifi ka kërkuar nga shefat e sektorëve, të kenë rolin që iu takojnë në mënyrë që përgjegjësitë e tyre të jenë të qarta e në shërbim të dhënies së ndihmës  dhe funksionalitetin sa më të mirë të drejtorive ku ata punojnë. Kryetari Smajl Latifi ka kërkuar nga ata që të jenë më të përkushtuar në punë dhe që të punohet konform rregullave ligjore. Ai ka kërkuar nga ata që kërkesat e qytetarëve drejtuar komunës të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe pa dallime.

Në këtë takim koordinues  kryetari Latifi ka dëgjuar edhe shefat e sektorëve ku kanë paraqitur disa kërkesa lidhur me nevojat në sektorët e tyre përkatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …