Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Organizatën ,,Help’’ mbajti sesionin e dytë informues  

Organizata ,,Help’’ në bashkëfinancim më Komunën e Deçanit, ka mbajte sesionin e dytë informues për bizneset fillestare dhe mikrobizneset dhe krijimin e mundësive për aplikim për idetë Inovative për përfitim të grandeve nga kjo organizatë. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në komunën e Deçanit Betim Mataj, duke e falënderuar organizatën ,,Help’’ për gatishmërinë dhe bashkëpunimin me komunë e Deçanit për  krijimin e mundësive të shumta për biznesit dhe mikrobizneset, inkurajoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë dhe ti japin vetes një mundësi të re më idetë e tyre që të nisin një punë dhe të krijojnë të hyra për vete dhe familjen e tyre. Edhe zyrtarët nga organizata ,,Help’’ treguan qëllimin e projektit duke shtuar se, në komunën e Deçanit brenda vitit 2018 do të ndahen 30 grande qoftë për ata të cilët kanë bizneset ekzistuese apo edhe bizneset fillestare. Projekti në fjalë  përfshin grandet për mikro-bizneset duke paraparë  trajnime për biznes, trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse te komunitetit në të gjithë vendin, që do ndikojnë në krijimin e vendeve të reja te punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik.

Vlen të theksohet se afati i fundit për aplikim është deri më datën 09.03.2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …