Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ai është shprehur i bindur se marrëveshja ndërmjet dy shteteve do të arrihet brenda këtij viti. Duket se Thaçit dikush i ka premtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, pas bisedimeve me Serbinë, ashtu sikur i kishin premtuar edhe për Ushtrisë e Kosovës, veriun e vendit e tjera, për të cilat ai ka deklaruar hapur se ka qenë i mashtruar, jo më larg se dy muaj më parë, kur bëri përpjekje ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, për themelimin e së cilës ka dhënë kontribut si askush tjetër në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …