Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar përkohësisht nga burgu

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar përkohësisht nga burgu

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar të martën përkohësisht nga burgu. Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është lejuar që të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij, të martën. Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, në internet, Selimi shihet duke festuar në ahengun familjar. Pranë tij, në fotografi, shihen edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Selimi është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës. Me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi qe dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim. Ndërkaq, pasi është aprovuar pjesërisht ankesa e avokatëve mbrojtës dënimi është zbritur edhe për dy vjet të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …