Kryeministri Haradinaj thotë se me përfaqësuesit e SBASHK-ut do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre

Kryeministri Haradinaj thotë se me përfaqësuesit e SBASHK-ut do të punojnë në trajtimin e kërkesave të tyre

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të diskutuar lidhur më kërkesat e tyre. Ai ka thënë se njohja e kontributit të mësimdhënësve të viteve të 90-ta është e një rëndësie të veçantë. “Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështetjen e plotë ligjore”. “Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë”. “Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social. Për sot SBASHK ka bërë thirrje që orët e para mësimit të ndërrimit të paradites dhe pasdites mos të mbahen si shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesave të tyre

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …