Shpend Ahmeti në mbrojtje të kryetares Jahjaga pas publikimit të suksesit në shkollën e mesme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar kundër publikimit në media të notave të saj kur ishte në shkollën e mesme. Ai ka thënë se publikimi i notave të Jahjagës bëhet me qëllim për ta favorizuar Hashim Thaçin për kryetar të Kosovës. Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për kryetar duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare me publikimin e ditarve të gjimnazit”, ka shkruar Ahmeti, në një postim në internet:

 

1.Po të ishin notat shkollore kriter i pozitave në skenën politike sot shumë njerëz nuk do të ishin në këto pozita në krejt institucionet dhe Kosova do të mund të ishte ndryshe

2.Po të ishin notat shkollore kriter i dijes sot nuk do te kishim kaq shumë të padijshëm me tituj e nota të mira.

3.Është e qartë që në kohën kur Thaçit edhe nga qarqet ndërkombëtare po i bëhet me dije që nuk e ka përkrahjen për president, duhet të sulmohet kandidatja e bashkësisë ndërkombëtare (imazhi) dhe këtë me publikimin e ditarve të gjimnazit.

4.Besoj që tash shumë njerëz po mendojnë për notat e tyre, por është ironike se si presidentja qe një kohë ka marr anën e atyre që sot e sulmojnë. Dikush mund të thotë se nuk ka pas rrugë tjetër për shkak të miqve ndërkombëtar.

5.Këtu qëndron edhe problemi i zgjedhjes së saj në atë kohë. Fuqia e saj është derivuar nga faktori ndërkombëtar, e jo nga vullneti dhe kompromisi i të gjithëve. Tani bëhet cak edhe i sulmeve të atyre forcave që e zgjodhën. Pra, nuk ka qenë problem personaliteti i saj por mënyra e zgjedhjes.

6.Zgjedhja e Thaçit do të ishte edhe më e dëmshme. Numrat derivojne nga një marrëveshje jo e ndershme dhe e bazuar në dredhina dhe e përkrahur nga një marrëveshje tjetër e asociacionit. Kandidatura e tij përçan jo vetëm këtë kuvend tashmë te delegjitimuar por përçanë edhe popullin të lodhur nga korrupsioni e krimi.

Notat e presidentes janë problemi më i vogël i demokracisë tonë të brishtë e të thyer. Pakënaqësia po shtohet dita ditës. Fronti opozitar po rritet dita ditës. Zgjidhjet e dëmshme të akshampazareve nuk do të kalojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …