Rruga e vetme që i ka mbetur Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, është ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt. Sipas “Blic”, ky opsion e ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Para pak ditësh Zëvendëskryeministri Limaj vizitoi Malin e Zi ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq. Limaj dhe Darmanoviq kanë diskutuar disa opsione për daljen nga ky ngërç ku zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. E pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, ku pritet të vendoset një epilog për demarkacionin. Temë diskutimi në këtë takim do të jetë çështja e demarkacionit. Ideja e Limajt po quhet rezervë juridike. Ndërsa dikush tjetër po e sheh si zgjidhje të problemit, por të përkohshëm.Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …