Sot dhe nesër ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë. Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Pas takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, njofton Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Veç kësaj ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues të OJQ-ve. Sigmar Gabriel mban pozitën e ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …