Unioni i Shkrimtarëve shpalli dy kandidatë për Nobel: Adem Demaçin dhe Rexhep Qosen

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka shpallur publikisht dy kandidatë për çmimin Nobel. Veprimtarin Adem Demaçin për paqe dhe akademikun Rexhep Qosja për letërsi. Sekretarja e këtij Unioni, Behare Rexhepi, duke shpallur dy kandidatët për këtë çmim ka thënë se Demaçi e Qosja kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka iniciuar këtë procedurë me dy universitete,  atë nga Franca me z. Daniel Leuwers dhe nga Anglia me Héléne Stafford si dhe më përkrahjen morale nga Bluma Finkelstein Universiteti HAIFA Izrael.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …