Mediet botërore kanë publikuar pamje nga çasti kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pasi u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë kundër kryengritësve në Siri. Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur sirianët që po luftojnë kundër regjimit kriminal të Assadit. Jo zyrtarisht thuhet se gjatë goditjeve janë vrarë qindra mercenarë rusë. Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që nga Lufta e Ftohtë, dhe do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive të botës. Tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabijeh në momentin që u godit, raporton një zëdhënës i Pentagonit. Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pas ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist kishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …