Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias në seancën e kuvendit grek kërkoi që Shqipëria ta “heqë” nga librat “çështjen për çamët”. Kocias, i trimëruar nga kërkesat që ia ka plotësuar Qeveria e Shqipërisë, deklaroi se gjatë bisedimeve të komisionit të përbashkët të ekspertëve, pala greke i ka bërë të ditur qartë përfaqësuesve të Shqipërisë se termet “territore shqiptare në Greqi” dhe termi “Çamëri” për një pjesë të territorit grek, duhet të fshihen nga librat e historisë dhe gjeografisë. “Në takimin e fundit të komisionit të përzierë të ekspertëve greko-shqiptarë, pala greke kërkoi kategorikisht fshirjen e fjalëve që janë ofenduese për unitetin e shtetit tonë nga librat, për disa territore shqiptare në Greqi. Kjo i bën keq në radhë të parë vetë Shqipërisë”, theksoi Kocias, i bindur se çështja çame nuk do të përmendet më nga Qeveria dhe Shteti shqiptar. Ministri, Ditmir Bushati, konfirmoi se është formuar grup i përbashkët pune për “vlerësim të librave të historisë në të dyja vendet”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …