…asnjëherë nuk mi mpiu dhëmbët rrushi i Rahovecit-Kosovë e lirë
…vetëm kujtesa e divizioneve të blinduara
Nuk vritet as venitet e shkreta jo…!
Disa kanë shkuar në pushim dhe pritet të vijnë…
lanë familjarët sërish me ndjenjë malli, u çmallën
Oh..ata edhe atje përmallen se lanë të tjerët këtu duke punuar
Athua sa është e rëndë pesha plotë mall dhe dheu-mëmë ?
…kanë marrë frymë kuq-zi, zi-kuq
Disa të tjerë këtu rrinë, punojnë, e ëndërrojnë shqip
dhe disa të tjerë që mbetën krejt këtu.., nuk i shohim
…se janë duke vuajtur,
Ne e shohim vetë mënyrën tonë të jetesës
E ata-luftëtarët e lirisë që “kanë shkuar..”, gati i harruam
…e trimat që luftuan…!?
A mund të falin përfilljet tona qesharake,
shumë të tjerë që kanë mbetur të humbur-zhdukur?