Majko reagon ndaj drejtësisë selektive të EULEX-it në rastin e Sami Lushtakut

Deputeti i Partisë Socialiste,
Pandeli Majko ka reaguar në mbrojtje të ish-komandantit të ZO të Drenicës, Sami
Lushtaku, të cilin EULEX-i po e privon nga trajtimi shëndetësor. Në një shkrim
të afishuar në rrjetet sociale, ish-kryeministri i Shqipërisë ka krahasuar standardet
e dyfishta të EULEX-it, duke përkujtuar se Oliver Ivanoviqi, i dënuar me 9 vite
heqje lirie, po qëndron në shtëpi derisa të bëhet i plotfuqishëm  dënimi.  
Sami Lushtaku është një shqiptar që luftoi për lirinë e
popullit të vet. Sot ai ndodhet në burg edhe për plagët që lufta lë nga pas.
Arsyetimi im nuk dëshiron të diskutojë këtë të fundit. Gjendja shëndetsore e
Sami Lushtakut aktualisht është e rëndë, por përfaqësueusit e EULEX-i e nuk
kanë përfillur opinionin e mjekëve dhe pa paralajmërim e kanë marrë ate nga
spitali (QKUK-ja) për ta rikthyer në qelinë e burgut. …Sot ndihem kaq keq tek
shoh atë mungesë nderi e turpi bashkë, të mungesës së nje trajtimi shëndetsor
që do ti jepej më së paku cdo krimineli… Dhe jo ti mungojë një heroi lufte, pa
fjalë, siç është Sami Lushtaku”, thuhet në shkrimin e deputeti socialist,
Pandeli Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …