Oden Ekonomike të Kosovës sot e ka vizituar ambasadorja e Panamasë, Paulina Franceschi e cila dje u prit edhe nga kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi me ç’rast ajo i dorëzoi letrat kredenciale. Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Panamasë janë të shumta, e duke u bazuar në raportet e mira politike duhet avansuar edhe ato ekonomike. Bazuar në faktin që komuniteti i biznesit vendor ka avansuar në ndërkombëtarizimin e bizneseve të tyre, Panama mund të shfrytëzohet për çështje logjistike dhe transport e në vecanti në IT dhe telekomunikim. Poashtu ambasadorja Franceschi dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu u pajtuan që të intensifikohet këmbimi i informacioneve ekonomike, të organizohen misione tregtare, vizita të panaireve në mënyrë bilaterale por edhe më gjërë, prezantimi i mundësive për investime në të dyja shtetet dhe mbi të gjitha angazhim në transferin e ekspertizës shkencore në fusha të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …