Nxënësit e shkollës fillore takohen me kryetarin Begaj dhe njihen me punën në komunë së Malishevës

Nxënësit e klasave të pesta në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, në kuadër të programit të tyre shkollor, kanë vizituar institucionin e Komunës, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi dhe drejtoresha e DKRS-së, Besartë Kryeziu-Ramaj. Kryetari Begaj, në takimin me nxënës, i ka njoftuar me punët dhe aktivitetet e komunës, me detyrimet që ka komuna në raport me qytetarët, e në veçanti në raport me shkollat dhe nxënësit. “Ne e kemi obligim që të krijojmë kushte sa më të mira në shkolla, për mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe jemi duke punuar në këtë drejtim, që të keni kushte sa më të mira për mësim dhe të keni hapësirën e mjaftueshme në shkollat e juaja”, tha kryetari Begaj, ndërsa kërkoi nga nxënësit që të mësojnë sa më shumë. “Sporti, argëtimi është pjesë e përditshmërisë dhe nevojë për ju, por mësimin në asnjë mënyrë nuk duhet ta lini anash”, ju tha kryetari Begaj, nxënësve të kësaj shkolle. Më pas, nxënësit kanë parashtruar shumë pyetje për kryetarin Begaj, i cili ju është përgjigjur të gjitha pyetje, ndërsa pas përfundimit të takimit me kryetarin, nxënësit e kanë vizituar edhe muzeun dhe bibliotekën e qytetit në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …