leoni

Kryetari Latifi takohet me bizneset e komunës së Rahovecit

Në takimin që është mbajtur në shtëpinë e verës në Rahovec, kryetari Smajl Latifi ka thënë se bizneset e komunës së Rahovecit tash e tutje do të kenë mbështetjen e qeverisë komunale. Neve na duhet një bashkëpunim më i fuqishëm e të cilin nuk e kishim deri më tash. Me marrjen e vendimit për formimin e tryezës për këshillime me biznese, duhen tash projektet, idetë, nevojat që të bashkojnë në të njëjtën çati me sipërmarrjet nga komuna e Rahovecit me zyrën e kryetarit e ku do të shërbej si një instrument i vlefshëm që këto takime të jenë jo të rralla, por të rregullta e të suksesshme: ka thënë kryetari Latifi para biznesmenëve të komunës së Rahovecit. Biznesmenët paraqiten para kryetarit nevojën e tyre që të kenë zona industriale për të ushtruar veprimtarinë e tyre biznesore në meritorin e komunës së Rahovecit. Ata kërkuan nga kryetari Latifi që kjo iniciativë të vazhdojë më tutje, pasi që ideja e formimit e kësaj tryeze është shumë e qëlluar dhe se tregon qartë edhe seriozitetin e duhur për përkrahje ndaj bizneseve nga ana e kryetarit Smajl Latifi. Gjithashtu disa prej të pranishmeve kërkuan nga kryetari Latifi  që të ketë  edhe zyrë ndërlidhëse mes komunës dhe përfaqësuesve të bizneseve. Ne fund të këtij takimi janë përzgjedhur 7 anëtarët e këshillit biznesor (Mustaf Kryeziu, Mustaf Korenica, Sinan Ejupi, Fahrije Hoti, Feim Rexhepi, Naser Morina dhe Enver Sylka ) që do të komunikojnë me organet komunale gjegjësisht me zyrën e kryetarit të komunës në lidhje me  kërkesat dhe shqetësimet që do ti kenë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …