Ministri Lekaj vizitoi komunën e Shtimes dhe të Ferizajt

Ministri i Infrastruktures Pal Lekaj, vizitoi komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari Naim Ismajli, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Shtimes. Ministri Lekaj e ka siguruar  kryetarin Ismajli se Ministria e Infrastrukturës do ta përkrahë komunën e Shtimes, sikurse edhe komunat tjera të vendit. Lekaj ka thënë se kjo komunë do ta ketë vëmendjen e duhur të ministrisë dhe se do të përkrahet fuqishëm në projektet infrastrukturore. Ndërsa, kryteari i Shtimes, Naim Ismajli, e ka falënderuar ministrin Pal Lekaj dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të komunave me institucionet qendrore, në këtë rast me Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërkaq ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi edhe komunën e Ferizajt, ku u prit nga i pari i kësaj komune, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektet infrastrukturore të Ferizajt. Ministri Lekaj, në prononcim për media, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e të cilat u japin përkrahje projekteve të komunës së Ferizajt, ka thënë se me anë të këtyre projekteve synohet që të ndikohet në zhvillim ekonomik të qytetit dhe në lehtësim të jetesës së qytetarëve të Ferizajt. Marrëveshjet e Ministrisë së Infrastrukturës me komunat, janë duke u realizuar në kuadër të kornizës së bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me komunat në projektet e tyre infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …