OVL e UÇK-së do të kërkojë nga Qeveria të kujdeset për invalidët e luftës

OVL e UÇK-së do të kërkojë nga Qeveria të kujdeset për invalidët e luftës

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e rregullt përveç tjerash diskutoi edhe për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar. Duke pasur parasysh shqetësimet që na vijnë për çdo ditë në selinë qendrore të OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga Qeveria më shumë është duke i injoruar por edhe duke i përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalidë, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë. Ne do të takohemi me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës për ta diskutuar këtë shqetësim, sepse është e patolerueshme që mostrajtimi njerëzor i tyre të vazhdojë edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …