Aktivitetet për 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që ishin paraparë të zhvilloheshin të shtunën, më 17 shkurt, janë shtyrë për të dielën. Seanca solemne e Kuvendit, ngritja e flamurit, parada e FSK-së dhe e Policisë janë shtyrë për të dielën, thuhet në një njoftim. Raportohet se kjo shtyrje është bërë për shkak të Konferencës së Sigurisë së Munihut dhe me “kërkesë” të miqve ndërkombëtarë.
