Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përshëndetur aneks- marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri, Ramush Haradinaj është shprehur i lumtur që është arritur aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Pas njoftimit nga kryetari Hashim Thaçi për këtë aneks marrëveshje me Malin e Zi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shfaqur bindjen e tij se sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. “Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë”, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj në adresën e tij elektronike, facebook.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …