Ish kryekuvendari dhe kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, duke komentuar propozimin e Fatmir Limajt për mundësinë që kryetar i ardhëm i Kosovës të zgjidhet Murat Jashari, ka deklaruar se përkrah fuqishëm kandidaturën e mundshme të Murat Jashrit për kryetar. Nëse pyetem unë, mund të them se Murat Jashari është personi me adekuat i përshtatshëm dhe unifikues për të gjithë. Madje, mendoj se ky propozim do të ishte mirë të merrej seriozisht nga e gjithë opozita dhe pozita. Gjithashtu, Murat Jashari mund të i bënte bashkë të gjithë politikanët që janë të ulur në sallën e Kuvendit të Kosovës. Ai do të ishte personi më me kredibilitet për ta marr postin e kryetarit të shtetit”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …