leoni

Rugova: LDK do të respektojë marrëveshjen me PDK-në

Nënkryetari i Lidhjes
Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka bërë me dije se deputetët e këtij
subjekti, do të votojnë Thaçin për president të vendit. Sipas tij, deputetët e
LDK-së janë të obliguar që të respektojnë marrëveshjen e arritur me PDK-në, në
të cilën parashihet që Thaçi të zgjidhet president. “Ekziston një marrëveshje
politike në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe unë pres që deputetët e LDK-së ta
respektojnë atë marrëveshje”, është shprehur Rugova. Ai ka theksuar se LDK do të
bisedojë me të gjithë anëtarët e saj për t’i bindur që marrëveshja duhet të
respektohet.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …