Italianët interesohen për investime në Komunën e Klinës

Përfaqësuesit e Kompanisë Italiane për Energji, Electric International Company SHPK, Marco Romoli dhe Ing. Ottavio Raggi, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre të shoqëruar edhe nga bashkatdhetari klinas Xhafer Berisha, kanë qëndruar në Klinë dhe janë takuar me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj. Në takim është diskutuar lidhur me mundësitë për investime në trajtimin e ujërave të zeza përmes impianteve moderne, të cilat do të reprudokonin plehra për përdorim në bujqësi, krahas pastrimit të ujërave të zeza. Po ashtu u diskutua lidhur me mundësitë e investimit në gjenerim të rrymës ekologjike përmes paneleve diellore dhe mundësinë e shitjes në rrjet. Italianët, janë interesuar edhe për investime në ndriçim efiqent, përmes llambave më moderne të kohës, të cilat kursejnë shumë energji dhe kanë dritë më efikase. Drejtori Elezaj, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe siguroi për ofrimin e gjitha kushteve të nevojshme që kërkohet në këtë drejtim për investime në këto fusha në Komunën e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …