Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar atë kërkoi vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, se gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ë 22 korrik 2010, konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm por edhe krenar historik  për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qytetarët e popullata shqiptare ishte vënë në një proces të shfarosjes dhe dëbimit nga vendi, nën dhunë dhe terror sistematik të ushtrisë dhe policisë së regjimit serb të Millosheviqit. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u dëbuan nga Kosova, vendi ynë fillimisht administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria. Pas bisedimeve dhe negociatave në Vjenë dhe pas miratimit pranimit dhe nënshkrimit të pakos së Ahtisarit,   më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …