Mbretëresha Elizabeta e Dytë i ka dërguar mesazh urimi kryetarit, Hashim Thaçi

Mbretëresha Elizabeta e Dytë i ka dërguar mesazh urimi kryetarit, Hashim Thaçi

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Mbretëresha Elizabeta e Dytë i ka dërguar mesazh urimi kryetarit, Hashim Thaçi ku shpreh urimet e  ngrohta në festën e Ditës Kombëtare, bashkë me dëshirat më të mira për një të ardhme të mirë dhe të lumtur për popullin e Kosovës në vitët në vijim”. Duke uruar gjithë popullin e Kosovës në dhjetë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, tha: “Dëshiroj të uroj Kosovën në 10 vjetorin e Pavarësisë së saj. Jam krenar që kam ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt shtetësisë, Kosova mbanë një vend të veçantë në zemrën time. Por më e rëndësishmja, shteti im është, dhe do të mbetet, një mik i përkushtuar dhe i vërtetë i Kosovës. Duke festuar Ditën e Pavarësisë, ne kujtojmë që e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të Kosovës. Presim edhe shumë vite tjera të miqësisë dhe bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …