Qeveria e Kosovës me 21 ministri dhe qindra këshilltarë

Miliona euro në vit i marrin nga buxheti i Kosovës këshilltarët dhe  asistentët e ministrave e zëvendës-ministrave vetëm në 15 Ministri. Qeveria e Kosovës jo vetëm që është më e madhja në Evropë, por gjithashtu ministrat i kanë mbushur kabinetet e tyre me një numër të madh të këshilltarëve politikë, asistente, etj., të cilët e ‘gllabërojnë’ buxhetin e varfër të vendit, i cili ka më pak se 2 milionë banorë, ndërsa  21 Ministri, përderisa shumica e ministrave kanë deri në 10 këshilltarë. Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se rreth 1 milionë euro në vit i marrin nga buxheti i Kosovës këshilltarët, asistentet vetëm në 15 Ministri. Vet kryeministri Isa Mustafa  i ka në kabitet 10 veta, përfshirë këtu shefen e stafit, zëvendësshefin e stafit, shefen e protokollit, këshilltarët politikë, etj. Edhe ministri i Financave, Avdulla Hoti, ka 10 këshilltarë, raporton ‘Infokusi’.

Edhe ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ka po aq këshilltarë sa Hoti. Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i ka 9 këshilltarë dhe asistente.

Edhe Ministri i Listës ‘Srpska’ në Qeveri, Dalibor Jevtic, i ka 9 këshilltarë.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, i ka 6 këshilltarë dhe dy asistente. Po aq këshilltarë sa Krasniqi ka edhe bashkëpartiaku i tij Arsim Bajrami. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i ka 7 këshilltarë dhe asistente.

Ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, i ka 6 këshilltarë dhe asistente.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i ka 5 këshilltarë dhe asistente.

Nga 5 këshilltarë i kanë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati dhe ai i Administratës,  Mahir Yagcilar dhe ai i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i ka dy këshilltarë dhe dy asistente. Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, i ka 3 këshilltarë politik, etj.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, nuk i ka të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme se kush janë këshilltarët dhe asistentet e tij, ndonëse sa ka qenë kryeministër ka pasur shumë të tillë. Njëjtë si Thaçi kanë vepruar edhe tre ministrat tjerë të Qeverisë, Kujtim Shala, Haki Demolli dhe Arban Abrashi. Ky i fundit është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …