Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku është takuar sot me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin. Ai është zotuar së do ta mbështesë Jasharin për të realizuar mandatin qeverisës dhe në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Zhvillova një takim kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, sot kur po e shënojmë përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së shtetit tonë. Vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, nderim për të rënët e kësaj lufte, ndërsa të gjallët duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit. Zotohem se kryetari Jashari do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në një postim të tij.