Për nderë të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës parakalojnë kuadratet e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës

Për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshet kryesore të kryeqytetit para qytetarëve të shumtë kanë parakaluar pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. I vetmi që ka folur në këtë ceremoni është kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka thënë së: “Rrugëtimi ynë deri në këtë ditë ishte me shumë sfida. Si president ju premtoj se FSK shumë shpejt do të shëndrrohet në ushtri. FSK dhe Policia e Kosovës janë fuqia e shtetit të Kosovës. Momenti i shumë pritur i zyrtarizimit të ushtrisë sonë është duke trokitur dhe për këtë edhe NATO ka gatishmëri”, është shprehur ai. Më pas komandanti i FSK-së gjeneralljejtnant Rrahman Rama raportoi para kryetarit të vendit dhe gjithë dhe të pranishmeve, duke thënë së kuadratet e FSK-së dhe Policisë Kosovës janë të gatshme për parakalim me ç’rast parakaluan tetë kuadrate nga FSK-ja dhe gjashtë nga Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …