Ahmet Qeriqi: Kosova, një histori e shkurtër deri në pavarësi III

Ahmet Qeriqi: Kosova, një histori e shkurtër deri në pavarësi III

Prej daljes publike të UÇK-së, në Drenicë, më 28 nëntor të vitit 1997

Prej daljes publike të UÇK-së, në Drenicë, më 28 nëntor të vitit 1997, që doli si rezultat i Betejës paraprake  në Ludoviq, tani Rezallë e re, të Drenicës,  të cilën e kishte udhëhequr komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me shumë bashkëluftëtarë të bërthamave të para kryengritëse e deri te Beteja e 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori përsipër kryengritjen  e armatosur, e cila i vuri themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me rënien heroike të Komandantit Adem Jashari dhe Jasharëve të Prekazit. Prej marsit e deri në qershor të vitit 1998, radhëve të UÇK-së iu kishin bashkuar mijëra liridashës jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha viset etnike të Shqipërisë.

Gjatë asaj kohe ishte konsoliduar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte zgjedhur zëdhënësi politik, Jakup Krasniqi dhe një pjesë e anëtarëve të Shtabit ndodhej në zonat e luftës së UÇK-së. Fillimisht ishin caktuar pikat luftarake të UÇK-së po thuajse në të gjitha pjesë rurale të Kosovës.

Pas ofensivave të verës që ndërmori Ushtria dhe Policia serbe kundër pikave frontale të UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm në tetor-nëntor të vitit 1998 ishte ristrukturuar duke konsoliduar radhët dhe duke formuar Shtatë Zonat Operative, që vepronin në Kosovë.

 

Zona Operative Nr.1 e Drenicës, 4 brigada,

Zona Operative Nr.2 e Pashtrikut, 6 brigada,

Zona Operative Nr.3 e Dukagjinit, 8 brigada,

Zona Operative Nr.4 e Shalës, 4 brigada,

Zona Operative Nr.5 e Llapit,  4 brigada,

Zona Operative Nr.6 e Neredimes, 3 brigada,

Zona Operative Nr.7 e Karadakut me një brigadë.

Betejat e UÇK-së

Beteja e parë e fuqishme e UÇK-së, përballë forcave të motorizuara serbe  është zhvilluar më 26 nëntor të vitit 1997, në rrugën: Skënderaj-Klinë, në fshatin Ludoviq, tash Rezallë e Re. Atë ditë forcat e motorizuara serbe janë goditur nga luftëtarët e Adem Jasharit dhe janë tërhequr prapa me dëme të konsiderueshme në teknike lufte. Beteja është zhvilluar dy ditë para daljes publike të UÇK-së. Atë ditë në betejë ka marrë pjesë vetë Legjendari,  Adem Jashari dhe shumë nga luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së.

Beteja në Likoshan e Qirez, më 27 shkurt 1998.

Beteja më 5.6. 7 mars 1998 te Jasharët, me ç rast ranë 56 anëtarë të familjes së ngushtë dhe të gjerë Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari.

Më 24 mars 1998 është zhvilluar Beteja në Gllogjan të Deçanit në kullën e vëllezërve Haradinaj: Luan, Ramush, Shkëlzen, Daut e Enver Haradinaj.

Beteja në Gjergjicë maj 1998,  ndërsa Zënia e Grykës së Llapushnikut më 9 maj 1998.

Beteja në Bardh të Madh,  29-30 qershor 1998 ku ka marrë pjesë komandanti, Fehmi Lladrovci.

 Zënia e Grykës në Caralevë më 14 qershor 1998.

Beteja e njohur dy-mujore maj qershor e Smolicës, në rrethin e Gjakovës.

Beteja e Gabrricës në Kaçanik më 11 gusht  1998.

Beteja në Grykën e Llapushnikut më 25 dhe 26 korrik 1998, ku forcat serbe për herë të parë kishin vënë në veprim më shumë se 120 tanke, topa të kalibrave të mëdhenj, disa raketahedhës  dhe mjete të tjera të motorizuara. Në këtë Betejë kishte rënë komandanti Imer Alushani.

Beteja e Zborcit të Shtimes më 25 korrik 1998.

Beteja e Junikut më 10 gusht 1998.

Beteja më 22 shtator në Drenicën Qendrore, të cilën e udhëhoqi komandanti, Fehmi Lladrovci.

Beteja e Jezercit  22-23 shtator 1998.

Beteja e Vërrinit në verë të vitit 1998.

Beteja e Bajrakut, në Lluzhnicë në krye me Ismet Jasharin Komandant Kumanova, më 24 dhe 25 gusht 1998.

Beteja e verës dhe të dimrit në Shalë të Bajgorës.

Beteja e Qyshkut të Pejës.

Betejat e Rugovës.

Beteja e Dollcit në Klinë.

Beteja e Budakovës, e Semetishtit,  e Malishevës.

Beteja e Llapit te Tabet e Llapashticës në dhjetor të vitit 1998.

Beteja e Mujë Krasniqit të Gorozhup të Pashtrikut, më 14 dhjetor 1998, me ç rast ranë 41 dëshmorë të UÇK-së.

Beteja e e 22 shkurtit e vitit 1999 në Zonën e Shalës në mbrojtje të Shtruerës (Shtitaricës), Lugmirit (Dalakut) Akrashticës, Bukoshit, Liqenjëve dhe Taraxhës së Vushtrrisë.

Beteja e Pustenikut në zonën e Kaçanikut në maj të vitit 1999.

Beteja e Zhegocit në zonën e Karadakut.

 Beteja e Marecit e 16-18 prillit të vitit 1999 ku ranë më shumë se 30 dëshmorë.

Beteja te shkëmbi i Gradinës, në Berishë, më 18 prill 1999.

Beteja në Qafë Hajlë të Rugovës në prill të vitit 1999.

Beteja e Abrisë, Likocit, Rrezallës, Prekazit, Polacit, Gradicës, Melenicës, Artakollit, Aqarevës, Kopiliqit, Gradicës,  e shumë të tjera, (të cilat do të evidentohen kohë pas kohe)

 

Vendime të  SHP të  UÇK-së me rastin e konsolidimit të radhëve gjatë viteve 1998-1999

 

Me vendim të SHP të UÇK-së, në korrik të vitit 1998, Adem Demaçi ishte emëruar zëdhënës i përgjithshëm dhe përgjegjës për ndërtimin e institucioneve. Në vitin 1999 Demaçi kishte udhëhequr zyren e UÇK-së, në Prishtinë.

Me vendim të SHP të UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998 janë themeluar Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia e lajmeve Kosovapress. Më 4 janar të vitit 1999 kanë filluar transmetimin nga zonat e luftës në fshatin Berishë, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, që ishin dy institucionet e para informative të UÇK-së.

Vendimi për mobilizim të përgjithshëm mars 1999

Gjatë luftës së UÇK-së është i njohur edhe aksioni ushtarak i SHP të UÇK-së,  “Shigjeta” në Pashtrik, aksion i përqendruar i shumë njësiteve e brigadave të Anadrinit e të Dukagjinit që kishte qëllim për të krijuar një korridor të armatimit  për në zonat e luftës në Kosovë. Beteja e Kosharës  ka zgjatur në muajt: prill, maj, qershor 1999.

Betejat e pandërprera të brigadave të Pashtrikut në brezin kufitar prill, maj qershor 1999.

Një aksion tejet  i rëndësishëm i luftës është  kryer  nga njësitë e Komandantit, Besim Mala dhe Shtabit të Brigadave, Ismet Jashari, Fehmi Llardovci, Mujë Krasniqi, në natën mes 21 dhe  22 majit të vitit 1999, me rastin e rrëmbimit të armatimit dhe minave tokësore në Kazermën e ushtrisë  Jugosllave afër Magurës, kur  u morën qindra mina antitank, me të cilat u vulos edhe fati i luftës në Drenicën jugore, në Zonën e Llapushës e më gjerë.

Aksionet e Njësive Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të cilat janë ndërmarrë në shumë zona të Kosovës.

Aksionet luftarake në Zonën e Neredimes e pashtrikut  nga Brigada e Jetullah Qarrit, Komandant Guri.

Gjatë dy viteve të luftës në Kosovës janë zhvilluar edhe beteja të tjera në shtatë zonat operative.

Serbia, gjatë luftës së viteve 1998-1999,  kishte sjellë në Kosovë dy të tretat e kontingjentit ushtarak e policor. Vetëm në brezin kufitar me Shqipërinë kishte dislokuar mbi 50 mijë forca. Gjatë luftës në Kosovë armata serbe ka angazhuar qindra  tanke, qindra armë të rënda të artilerisë, më shumë se 150 mijë ushtarë e policë dhe si shumë hordhi paramilitarësh, grupesh e bandash të armatosura.

Në betejat e UÇK-së kanë rënë rreth 2000 dëshmorë, janë plagosur me mijëra pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa serbët kanë vrarë e kanë masakruar më shumë se 12 mijë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Ende nuk dihet fati i rreth 1600 të tjerëve, për të cilët me të drejtë dyshohet se regjimi ua ka humbur të gjitha gjurmët. Në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe në bazat e logjistikës së luftës në Shqipëri kanë marrë pjesë rreth 18.000 luftëtarë të lirisë.

 

Literatura:

 

Historia e Popullit  Shqiptar, Shtëpia Botuese  “TOENA”. Tiranë, 2002.

Lëvizja Popullore e Kosovës 1981-1989.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, Wikipedia, internet.

Kristo Frashëri: Skema politike e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë? – Gazeta Tema 3. 4. 2013.

Dr. Jakup Krasniqi: Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006.

Dr. Jakup Krasniqi: Pavarësi dhe personalitete, Prishtinë 2012.

Radio-Kosova e Lirë, Arkivi i luftës I II III. Prishtinë 2009

Historia e UÇK-së,  Wikipedia.org/wiki/ Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …